Besimtarët bektashinj në të gjithë botën kanë festuar këtë të premte Ashuren, e ila vjen pas dhjetë ditëve agjërim gjatë të cilave përkujtohet sakrifica e besimtarëve bektashinj. Më rastin e kësaj dite në teqenë e fshatit Peshk në Bulqizë u kryen ritet fetare si dhe u mbajt një ligjëratë nga drejtuesi i teqesë së Martaneshit, Baba Hysni Shehu. Ky i fundit tha se kjo ditë vjen pas sakrificës së agjërimit dhe ndihmon besimtarët në pastrimin e shpirtit.
Origjina e festës nis nga Iraku. Në fushën e Qerbelasë, 1400 vjet më parë, ku u masakruan nipi i profetit Muhamed, Imam Hyseni, së bashku me 72 shehid (dëshmorë). Dita e Ashures njihet si dita e martirizimit të imam Husejnit, i cili u rrethua në shkretëtirën e Qerbelasë nga një ushtri agresore, së bashku me 72 shokët e tij u martirizua. Dita e Ashures është dita e fundit e Matemit ose agjërimit dhe sakrificës së bektashinjëve.