Ish-kryeministri Sali Berisha paralajmëroi organizimin e protestave të mëdha në të gjithë vendin kundër qeverisë, që sipas tij po vjedh qytetarët.
Gjatë një takimi të zhvilluar me mbështetës të tij në Përmet, Berisha PD duhet të bashkohet për qenë një opozitë e vërtetë si e vetmja mënyrë për të arritur qëllimet e veta.
“Ne duhet të jemi në rrugë, në protestë, më përballej dhëmbë më dhëmbë me këtë qeveri. Por që të bëjmë këtë ne duhet të bashkohemi. Në 8 vjet demokratë kanë bërë sakrifica të jashtëzakonshme, këto janë thirje për bashkim. Patëm një krizë të rëndë, por ajo po shkon drejt zgjidhjes. Njeriu që e krijoi siç tha vete dha dorëheqjen”, tha Berisha.