Partia Demokratike mbyll këto ditë drejtuesit politikë që do të udhëheqin 12 qarqet në betejën e ardhshme elektorale. Në Tiranë pritet që drejtues politikë të jenë: Belind Këlliçi, Jozefina Topalli e cila ka qenë drejtuese politike në Lezhë do të vijë drejtuese politike në Tiranë, Tomorr Alizoti që ka qenë drejtuës pilitik në Berat do të jetë drejtues politik në Tiranë, po ashtu edhe Edi Paloka e disa figura të tjera të rëndësishme do të punojnë në Tiranë.

Ndërkohë qarqet e tjera janë mbyllur prej javësh. 4 nënkryetarët e PD do të drejtojnë disa prej qarqeve më të rëndësishm; Oerd Bylykbashi do të drejtojë Durrësin, Luciano Boci Shkodren, Gazment Bardhi Fierin dhe Agron Gjekmarkaj Lezhën. Në Kukës drejtues politik do të jetë Flamur Hoxha, në Dibër Xhelal Mziu, në Elbasan Ervin Salianji, në Gjirokastër Tritan Shehu, në Vlorë Bujar Leskaj. Berisha ka zgjedhur ti besojë Korcën Ivi Kasos dhe Beratin Eno Bozdos.

Ndërkohë që Flamur Noka i cili është sekretar i përgjithshëm i PD nuk do të mbajë zonë, për shkak të izolimit të kryetarit të PD Sali Berisha dhe do të koordinojë fushatën në të gjithë vendin. Ky pritet të jetë ekipi me të cilin Sali Berisha dhe PD do të përballet me PS në zgjedhjet e 2025. Dhe meqënëse Kodi Zgjedhor ka hyrë në fuqi, të gjitha këto figura janë të sigurtë që do të jenë deputetë, pasi do të jenë tek pjesa e mbyllur e listës.

Lista e drejtuesëve

1. Shkodër-Luçiano Boçi

2. Lezhë-Agron Gjekmarkaj

3. Dibër-Xhelal Mziu

4. Kukës-Flamur Hoxha

5. Durrës-Oerd Bylykbashi

6. Elbasan-Ervin Salianji

7. Fier-Gazment Bardhi

8. Korçë-Ivi Kaso

9. Berat-Eno Bozdo

10. Vlorë-Bujar Leskaj

11. Gjirokastër-Tritan Shehu