Bëhet ndarja e zonave të Peshkimit Ulëz e Shkopet

Share

Është zhvilluar këtë të martë mbledhja e radhës e OMP Ulëz me të gjitha grupet e interesit për bashkëmenaxhimin e peshkimit për një periudhë 10 vjeçare në liqenet Ulëz e Shkopet. Në takim ishin pjesmarrës drejtues të organizatës së Menaxhimit të Peshkimit Ulëz, përfaqësues të grupeve të peshkatarëve, inspektori i peshkimit për qarkun Dibër dhe përfaqësues të Agjensisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura.

Sekretari i Organizatës së Menaxhimit të Peshkimit Ulëz, Artan Miza tha se nga ky takim u nxorën impaktet positive dhe ato negative si dhe u përcaktuan zonat e gjuetisë për ekipet e peshkatarëve.

  Ndërkohë për specialistin e Agjensisë së Zonave të Mbrojtura, Sulejman Xhepa, Parku Natyror Rajonal Ulëz ka vlera dhe resurse të mëdha, ndaj dhe po mendohet ndryshimi i statusit të tij nga park rajonal në park kombëtar.

Read more

Local News