Bayern Munchen feston trofeun e 35-të. Të gjitha përballjet e Bundesligës u transmetuan live në platformën e Mat TV
Bayern Munich dominuan edhe ndeshjen e tyre të fundit kundër Këlnit, duke fituar me shifrat 5-1. Me një total prej 122 golash në Bundesligë, skuadra bavareze vendosi gjithashtu një rekord të ri europian! Ky rekord mbahej më parë nga Real Madrid (121 gola në sezonin 2011-2012). Bayern Munchen bëhet kështu rekordmeni europian për golat e shënuar në një sezon, në kampionat. Kundër Këlnit, sulmuesi anglez Harry Kane festoi dy herë vetëm pak minuta pas lamtumirës së Goretzka-s, Guerreiro-s dhe Jackson-it, të cilëve iu dhuruan buqeta me lule dhe kolazhe fotografish nga drejtuesit e Bayernit. Dy gola të shpejtë brenda vetëm tre minutash! Një ‘volej’ (minuta e 10-të) dhe një goditje dënimi indirekte (minuta e 13-të), të dyja të asistuara nga Kimmich – golat e 34-të dhe të 35-të të Harry Kane-s këtë sezon. Lothar Matthäus bëri shaka në Sky teksa komentoi ndeshjen: “Vetëm gjashtë të tjerë duhen! (për të thyer rekordin e Robert Lewandowski-t/Shënim i redaksisë) Nëse vazhdon kështu, ai do ta thyejë rekordin e golave”. Tribuna Jugore e Bayernit brohoriste: “Do të fitojmë, do të fitojmë”! Pasi Musiala humbi topin në mesfushë, El Mala nisi një vrapim drejt gjysmëfushës kundërshtare. Me topin në këmbë, talenti më i mirë i Këlnit ishte më i shpejtë sesa mbrojtja e Bayernit dhe ruajti qetësinë para Neuerit (18′), duke ngushtuar rezultatin në 2-1 dhe duke ofruar një shkëndijë shprese për trajnerin e Këlnit, René Wagner, i cili kishte nevojë të paktën për një performancë të mirë nga skuadra e tij në Mynih për të siguruar të ardhmen e tij në klub. Por më pak se katër minuta më vonë, Karl (duke luajtur si titullar për herë të parë) e dërgoi topin përsëri në zonën e penalltisë, nga ku Bischof gjuajti tokazi duke e çuar rezultatin 3-1. Pas pothuajse një ore lojë, Neuer largohet nga fusha pa asnjë arsye të dukshme, duke i hapur rrugën ish-portierit të Këlnit, Jonas Urbig (22). Michael Olise, i sapozgjedhuri “Lojtari i Sezonit” i Bundesligës, gjithashtu hyn në fushë (në vend të Karl). Ndërkohë, Harry Kane ende nuk është i kënaqur me raportin e tij, me portën! Ai shënon golin e tij të tretë duke e çuar rezultatin 4-1 në minutën e 69. Skenay prekëse në këtë ndeshje të fundit të Bundesligës, 2025-2026, do të vinin dhjetë minuta para fishkëllimës së fundit. Goretzka merr duartrokitje nga stadiumi dhe të gjithë shokët e skuadrës dhe zëvendësohet. Jackson hyn në lojë në vend të tij dhe shënon me prekjen e parë dhe i çon shifrat në 5-1. Pastaj fillojnë festimet e kampionëve të Bayern, 35 trofe në Bundesliga! Në sfidën tjetër, Werder Bremen – Borussia Dortmund, verdhezinjtë triumfuan 0:2 me goat e Guirassy dhe Couto. Dortmund shpallet nënkampion i Bundesligës duke grumbulluar 73 pikë, 16 pikë pas bavarezëve.