Drejtues të Bashkisë Mat dhe sektorit të Drejtorisë Ekonomike kanë vijuar takimet me banorët në kuadër të hartimit të projekt-buxhetit dhe paketës fiskale të vitit të ardhshëm. Pasditen e së martës, ndalesa e radhës ishte me banorët e Njësisë Administrative Komsi, ku e pranishme ishte edhe deputetja Aurora Mara. Në fjalën e tij, Kryetari i Bashkisë Mat, Agron Malaj tha se buxheti i vitit të ardhshëm do të ndahet sipas nevojave emergjente që kanë zonat rurale, ndaj dëgjesat publike shërbejnë për adresimin e tyre, në mënyrë që të merren parasysh prioritetet gjatë hartimit të buxhetit.

https://youtu.be/Pa1SsZ6Uegc

  Këtë të mërkurë, takimi për projekt-buxhetin e paketën fiskale të vitit të ardhshëm u zhvillua me banorët e Njësisë Administrative Lis. Kryebashkiaku Agron Malaj, tha se prioritet i Bashkisë mbetet infrastruktura rrugore rurale si dhe sistemi vaditës, pasi uji i pijshëm ka marrë zgjidhje përfundimisht me investimin që është në fazën përmbyllëse.

Të pranishmit në këtë dëgjesë publike ngritën shqetësimet e tyre dhe kërkuan që ato të reflektohen në buxhetin e vitit të ardhshëm.