Në kuadër të hartimit të paketës fiskale dhe projekt-buxhetit të vitit 2024, Bashkia e Matit ka nisur dëgjesat publike me komunitetin. Takimi i parë u bë pasditen e së hënës me banorët e bllokut të banimit numër një të lagjes “Pjetër Budi” të qytetit të Burrelit. I pranishëm në këtë takim ishte kryetari i Bashkisë Mat, Agron Malaj i shoqëruar nga deputetja Aurora Mara dhe stafi i bashkisë. Në fjalën e tij, Malaj tha se këto dëgjesa janë të rëndësishme pasi e ndihmojnë administratën për tu orjentuar në hartimin e projekt-buxhetit, duke adresuar problematikat më imediate. Gjithashtu, kryebashkiaku Agron Malaj bëri edhe një rezyme të punëve të bëra gjatë këtij viti në këtë bllok banimi.
Dëgjesa e radhës për hartimin e projekt-buxhetit dhe paketës fiskale të vitit të ardhshëm ishte me banorët e Njësisë Administrative Ulëz. Banorët vunë në dukje problematikat me të cilat përballen, ndërsa vetë kryebashkiaku Agron Malaj tha se fokusi i bashkisë do të jetë në infrastrukturën rurale, ndërsa në Ulzës do të ketë edhe investime madhore në shërbim të turizmit. Edhe banorët e Njësisë Administrative Baz, u njohën këtë të martë me projekt-buxhetin dhe paketën fiskale për vitin e ardhshëm. Dy mbeten problemet në këtë Njësi Administrative, rrugët dhe sistemi vaditës, ku për këtë të fundit pritet një investim në veprat vaditëse