Drejtuesit e Bashkisë e ato të këshillit bashkiak mbyllën dëgjesat publike me qytetarët në Njësinë Administrative Burrel në kuadër të hartimit të projekt-buxhetit dhe paketës fiskale për vitin 2022. Banorët e kësaj njësie administrative adresuan kërkesat e tyre ndaj drejtuesve të bashkisë, në rehabilitimin e blloqeve të banimit të lagjes “Drita”, furnizimin me ujë të pishëm etj. Në fjalën e tij, Kryetari i Bashkisë Mat, Agron Malaj duke iu përgjigjur pyetjeve të qytetarëve shpalosi edhe prioritetet e bashkisë për vitin e ardhshëm si si në fushën e arsimit, sportit, turizmit, furnizimin me ujë të pijshëm 24 orë, hapjen e shkollës profesionale, ndërtimin e një tregu të gjësë së gjallë, rehabilitimin e plotë të unazës së poshtme të qytetit të Burrelit, rehabilitimi i bllokut të banimit “Drita 1” e “Drita 2” etj.

  Ndërkohë, Kryetarja e Këshillit Bashkiak Elisa Gjasta tha se të gjithë qytetarët që nuk janë bërë pjesë fizikisht e dëgjesave publike të zhvilluara në 8 njësitë administrative, mund t’i adresojnë sugjerimet e tyre tek këshilli bashkiak, para se projekt-buxheti të kalojë për miratim.