Zonat rurale vijojnë të përballen me problemin e ndotjes së mjedisit si pasojë e mbeturinave të produkteve të konsumit të përditshëm. Mungesa e shërbimit të grumbullimit dhe tërheqjes së mbeturinave në fshatra, i bën këto të fundit të papastër në anën mjedisore. Në një situatë të tillë ndodhet edhe fshati Dom në Njësinë Administrative Gurrë në Bashkinë e Klosit. Në mungesë të koshave për hedhjen e mbeturinave, banorët i shkarkojnë ato në vende të ndryshme duke shkaktuar ndotje të ambjentit.

Por burime zyrtare pranë Bashkisë Klos bëjnë me dije se së shpejti fshati Dom të përfshihet në një projekt pilot për pastrimin e mbeturinave në të gjithë territorin e tij. Kjo është një inciativë e marrë nga Bashkia Klos në bashkëpunim me grupet e interesit.

Mbetet për tu parë nëse ky projekt do të sjellë ndryshim në fshatin Dom përsa i përket ndotjes nga mbeturinat.