BASHKIA KLOS NIS DËGJESAT PËR TERRITORIALEN. BANORËT E XIBRIT KUNDËRSHTOJNË BASHKIMIN ME MATIN: LARGOHEN SHËRBIMET

BASHKIA KLOS NIS DËGJESAT PËR TERRITORIALEN. BANORËT E XIBRIT KUNDËRSHTOJNË BASHKIMIN ME MATIN: LARGOHEN SHËRBIMET

Bashkia e Klosit ka nisur turin e dëgjesave publike me banorët duke prezantuar draftin e mazhorancës për reformën e re administrative-territoriale 2.0, që parashikon edhe bashkimin e kësaj bashkie me atë të Matit. Banorët e Njësisë Administrative Xibër kundërshtuan bashkimin me Matin me argumentin se largohen shërbimet. Ata u shprehën se për të marrë një shërbim në Burrel, banorët e fshatit të Ketës apo fshatrave të tjerë do të kenë kosto më të lartë ekonomike dhe do të harxhojnë më shumë kohë. Të tjerë banorë deklaruan se me hapjen e rrugës së Arbrit, Bashkia Klos ka potencial të madh të zhvillimit ekonomik, ndaj duhet të vazhdojë të jetë si Bashki më vete. Dëgjesat publike do të zhvillohen në të katër njësitë Administrative të Bashkisë Klos dhe në fund Këshilli bahkiak Klos do të dalë me një qëndrim zyrtar në lidhje me propozimin e mazhorancës për reformën e re territoriale.