Burimi: bulqiza.info
Dekorimi me këtë titull i dr. Pucës është bërë me motivacionin “për veprimtari të shquar në fushën e mjekësisë, veçanërisht në atë të sëmundjeve infektive dhe për kontributin e çmuar profesional në përballimin e situatës së pandemisë të shkaktuar nga COVID-19”.
Dr. Edmond Puca ka lindur në Zerqan të Bulqizës dhe aktualisht është duke punuar si mjek pranë Shërbimit të Sëmundjeve Infektive në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë.