Kreu i opozitës Lulzim Basha ka vazhduar me takimet e tij me qytetarët.

Me një postim në Facebook, Basha tregon se ka takuar biznesmenë të vegjël, të cilët mezi mbijetojnë në këtë situatë që ka krijuar qeveria.Basha tregon se biznesi i vogël do të jetë prioritar në programin ekonomik të PD.

‘Në servisin e makinave të Nikut, sipërmarrësit kurajoz që e ka ngritur biznesin e tij mes vështirësive dhe sakrificave.

Biznesi i vogël që mbijeton sot mes vështirësive të mëdha është një nga prioritetet kryesore të programit ekonomik të PD në drejtim të vendit.