Në përfundim të takimit me kreun e PD-së, Lulzim Basha, aleatët e tij tregojnë disa prej qëndrimeve të mbajtura në mbledhjen me dyer të mbyllura.
Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi ka deklaruar se takimi me kryedemokratin Basha është zhvilluar për t’i dalë përballë situatës politike ku ndodhet vendi.
Po sipas tij, opozita e bashkuar ka vendosur t’i rikthehet protestave javës që vjen në të gjitha qytetet e Shqipërisë për tu mbyllur nga fundi i javës me një tjetër protestë kombëtare.
“Po bëhemi gati për një miting tjetër të madh në Tiranë, nga fundi i javës që vjen. Në këtë situatë Shqipërinë e solli zoti Rama që do të bëjë zgjedhje. Opozita është më e bashkuar se kurrë. Deri më datën 30 Shqipëria dhe opozita do të jetë në këmbë”,- tha Shehi.