Situata politike ne vend ka qene ne fokus te mbledhjes se Kryetarit te PD me kryetaret e partise ne rrethe. Pas raportimeve per permbushjen e detyrave per organizimin e partise, qe jane realizuar ne periudhen Korrik- Shtator, Basha ka theksuar se tashme partia duhet te filloje menjehere pergatitjet elektorale dhe per aksion politik.

Vendi eshte ne nje krize te thelle shumeplaneshe dhe detyra e PD dhe opozites eshte te angazhohet seriozisht per te qene prane njerezve dhe per t’i hapur rruge prespektives europine te Shqiperise. Opozita ka dhene propozimet e veta per zgjidhjen e krizes ne vend, qe kalon permes zgjedhjeve te njekohshme parlamentare dhe lokale te parakohshme, me qeveri tranzitore qe garantin standardet per zgjedhjet e lira dhe te ndershme.

Prane Partise Demokratike do te ngrihet shtabi qendror elektoral dhe politik, shtabe qe do te shtrihen ne menyre piramidale ne te gjithe vendin.

Puna do te perqendrohet ne planin e ofrimit te zgjidhjes per qytetaret, denoncimeve per aferat korruptive dhe kriminale te Qeverise, bashkimi i faktoreve dhe aktoreve me potencial njerezor dhe eletoral prane PD, si dhe hapja e partise per njerez me integritet profesional e moral.

Kryetari i PD Lulzim Basha i ka paraqitur Kryetareve te Degeve nje kalendar te qarte dhe konkret pune, me pergjegjesi dhe afate te qarta.

Nderkohe per aksionin politik, qe perfshin edhe protestat, eshte vendosur qe format dhe afatet te percaktohen ne nje moment te dyte per te shmangur shfokusimin nga ceshtjet kryesore qe jane aktualisht ne vemendje: fazen finale te zgjidhjes se krizes politike dhe procesi i integrimit europian.