Në kuadër të aksionit opozitar kryedemokrati Lulzim Basha ka mbledhur këtë të diele në selinë e Partisë Demokratike kryesinë dhe ish anëtarët e grupit parlamentar.
Në takimin e nisur që prej orës 11:00 anëtarëve të kryesisë u është kërkuar të jënë gati për zgjedhje të parakohshme, por edhe për nisjen e një vale të re protestash.
Sa i përket zgjedhjeve PD pritet të kërkojë që të zhvillohen në një ditë zgjedhjet parlamentare dhe ato lokale,teksa pritet ngritja e shtabit elektoral ne bazë dhe nivel degësh në rrethe.
Ndërkohë lidhur me datësn e nisjes së protestave pritet të vendoset në një moment të dytë.
Kryefjale e takimit ishte kriza politike dhe pasojat e saj në proceset integruese, teksa u diskutua edhe për reformën zgjedhore dhe raportin e OSBE- ODIHR për zgjedhjet e 30 qershorit.
Ndërkohë në ditët paraardhësë Basha është ka zhvilluar takime me Kolegjin e Kryetareve dhe aleatët opozitare.