Hapja e së segmenti nga fshati Fshat në Qafën e Buallit të rrugës së Arbrit ishte një lajm i mirë për dibranët, ndonëse nuk ka përfunduar e gjithë vepra. Në rrugë është hedhur vetëm shtresa e parë asfaltike, ndërsa nuk janë vendosur të gjitha barrierat mbrojtëse. Në urën e Vashës, e cila është 152 metra e lartë janë vendosur barrierat që mbrojnë mjetet që të mos biejnë nga ura, barrierat metalike janë vendosur vetëm në njërën anë. Ana lindore e urës ka vetëm hekurat që mbrojnë këmbësorët, ndërsa mungojnë ato që mund të mbrojnë mjetet. Drejtuesit e mjeteve shprehen se barrierat duhen vendosur sa më parë edhe në anën tjetër, pasi shumë drejtues ecin me shpejtësi dhe mund të rrezikojnë rënien nga ura.

 Në segmentin nga fshati Fshat deri në Qafën e Buallit ende po punohet kryesisht me skarpatat.