Nevoja për më shumë shërbime për banorët e Martaneshit por kryesisht të Krastës ka bërë që ata të shohin si zgjidhje kalimin nën administrim të bashkive të tjera përreth. Banorët, të cilët u prononcuan, thanë se zona ka mbetur e harruar, ndërsa më mirë ka qenë situata kur ato administroheshin nga Mati apo Elbasani. Të gjendur në këto kushte, ata shprehin mendimin se krahina e Martaneshit është më mirë t’i shkëputet Bulqizës dhe të kalojë nën administrimin e bashkive fqinje, si Tirana apo Klosi.

  Privatizimi i galerive minerare pas viteve 90-të bëri që qyteti i Krastës të boshatisej, por ndërkohë banorët që vijojnë të jetojnë ende aty, thonë se janë jashtë vëmendjes së strukturave lokale apo qëndrore në aspektin e investimeve strategjike.