Burreli do të presë nesër në “Liri Ballabani” ekipin e Veleçikut të Koplikut, një ndeshje kjo që ka një rëndësi të madhe për matjanët pasi varet sigurimi i pozicionimit në katër ekipet e para të Grupit A që do të luajnë ndërmjet tyre në fazën e tretë.

Ndonëse Burreli vjen nga një humbje një javë më parë në transfertën me Besëlidhjen, për administratorin Bajram Ballabani skuadra është në formë të shkëlqyer dhe me moral të lartë për të përballuar një kundërshtar si Veleçiku që ka treguar se është i vështirë në ndeshjet jashtë fushës së tij.

Ndeshja mes Burrelit dhe Veleçikut do të zhvillohet nesër në orën 14:00 në stadiumin “Liri Ballabani” të qytetit të Burrelit, ndërsa pritet që ta ndjekin qindra tifoz siç kanë bërë gjatë gjithë këtyre javëve.