Ekipi i Burrelit mori udhëzimet e fundit të premten para ndeshjes me Erzenin e Shijakut, ndeshje e cila rihap garën në kategorinë e parë dhe do të luhet të shtunën. Matjanët do të shkojnë në këtë takim me disa ndryshime nga faza e kaluar në portë, rapartin e mbrojtjes e atë të sulmit.
Drejtuesit e klubit të futbollit “Burreli” thanë se skuadra është në formë të shkëlqyer dhe se do ta rinisin garën me fitore. Administratori Bajram Ballabani tha se Erzenit do t’i rezervojmë mikëpritje, ndërsa kërkoi mbështetjen e tifozërisë për t’i dhënë forcë skuadrës në fushën e gjelbërt.
Ndeshja mes Burrelit dhe Erzenit do të luhet nesër në orën 13:00 në stadiumin “Liri Ballabani” të qytetit të Burrelit.