Administratori i KF Burreli, Bajram Ballabani thotë se në paketën e ndihmës së propozuar nga FSHF do të ishte mirë dhe shumë e drejtë që të përfshiheshin edhe ekipet e së parës, pavarësisht se ato janë nën varësi të Bashkive. “Do të ishte mirë të ishim përfshirë edhe ne në paketën e ndihmës pasi pavarësisht se jemi nën varësi të Bashkive, dihet situata e rëndë ekonomike me të cilën përballemi. Ne i paguajmë në vijim të veprimtarisë futbollistike, por ajo është pezulluar dhe nuk mund t’i paguajmë. Kemi futbollistë të cilët nuk kanë asnjë të ardhur tjetër, jo vetëm të huajt por edhe vendasit. Megjithatë, nëse do të jetë njëlloj për të gjithë, do ta pranojmë edhe neve.Fundi i bashkëbisedimitShkruani një mesazh …