Operacioni “Kreshta të pastra” godet në Bulqizë, nën hetim kryetari i fshatit dhe inspektori i shërbimit pyjor
53 bimë narkotike që u gjetën të kultivuara në një zonë pyjore të fshatit Tërnovë, Bulqizë, janë asgjësuar nëpërmjet djegies.
Autorët janë ende në kërkim ndërsa nën hetim u shpall kryetari i fshatit Tërnov, 62 vjeçari N. Z., dhe inspektori i shërbimit pyjor në këtë zonë, 59 vjeçari A. M.