Megjithëse është trajtuar disa herë si problem mediatikisht, rruga në Shkopet, pjesë e aksit Burrel – Skuraj rrezikon të shembet totalisht. Është pikërisht kjo pjesë rruge sëcilës i është shembur muri anësorë në anën e liqenit të Shkopetit. Duke qenë se nuk është marrë asnjë masë prej vitesh, shembja është thelluar teksa ka dalë deri në afërsi të anës së sipërme. Mjetet në këtë pjesë rruge detyrohen të lëvizin vetëm në të njëjtin kah, ndërsa askush nga drejtuesit e mjeteve nuk e din ë të vërtetë se sa e thellë është gërryeja e rrugës nën asfalt. Drejtuesit e mjeteve kërkojnë që të merren masa të menjëhershme teksa ende nuk ka ndodhur ndonjë tyragjedi. Ata shprehen se paguajnë rregullisht taksat dhe detyrimet ndaj shtetit, dhe ky i fundit duhet t’i përkthejë ato në investime në infrastrukturë qoftë në sinjalistikë e qoftë në riparimin e këtyre dëmtimeve.

  E vetmja sinjalistikë për të gjithë përdoruesit e kësaj rruge janë këto tabela të vendosura në afërsi të shembjes. Asnjë paralajmërim i mëparshëm nuk është bërë, ndërsa rrezikun më të madh e kanë mjetet e tonazhit të rëndë.