Burreli kualifikohet për në raundin e dytë të Kupës së Shqipërisë
Janë zhvilluar këtë të mërkurë ndeshjet e raundit të parë të garës për Kupën e Shqipërisë në futboll. Ekipi i futbollit “Burreli” priti në shtëpinë e tij ekipin e Sopotit të Librazhdit. Ndeshja e luajtur në stadiumin “Liri Ballabani” të qytetit të Burrelit përfundoi me fitoren e thellë të vendësve.