Digjen disa antena 5G nga frika se kanë lidhje me coronavirusin
Pas lajmeve të rreme se rrjeti 5G ka lidhje me krizën e coronavirusit, në Britani u është vënë zjarri shumë antenave që janë instaluar për rrjetin 5G.
Drejtori i Përgjithshëm i “Vodafone”, Nick Jeffrey, tha të dielën se vandalët kanë sulmuar disa antena nëpër vend, si dhe kanë keqtrajtuar inxhinierët