Klos. Familja e dëmtuar nga tërmeti, lë çadrën nga i nxehti, rrezikon jetën në banesën e dëmtuar
Kjo është çadra në të cilën jetonin pjestarët e familjes Hoxha nga fshati Bejn i Bashkisë së Klosit. Temperaturat e larta të ditëve të fundit e kanë bërë të pamundur qëndrimin në të, duke detyruar çiftin e bashkëshortëve Mersim e Kimete Hoxha të rikthehen në banesën e dëmtuar nga tërmeti.