Mungojnë shitjet në tregun e Klosit pasi nuk ka thertore
Për shkak të festës së Kurban Bajramit në Klos u zhvillua sot pazari i gjësë së gjallë, që zakonisht zhvillohet të dielave. Por blektorët që kanë dalë për të shitur bagëtinë ankohen për mungesë të shitjes. Sipas tyre shkak për këtë është bërë mungesa e thertores prej disa vitesh tashmë.