Një ditë nga jeta e një punëtori, në galeritë e Bulqizës
Nga: EDISON BALLA
Alarmi i celularit bie. Ora pesë duhet të ngrihem, por ndërkohë shumë pyetje më vijnë në mendje. A do të lodhem edhe sot si dje? A do të jetë shumë i ftohtë mëngjesi? A do mund të ngjitem nëpër “furnele” pa u dëmtuar, siç më ndodh shpesh?