Qarku i Dibrës vijon të mbetet i fundit në rang vendi përsa i përket
numrit të të infektuarve me koronavirus. Këtë të shtunë Ministria e
Shëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale nuk raportoi asnjë rast të ri të
prekurish në këtë qark. Ndërkohë lajmi i mirë është se janë shënuar
9 të shëruar nga Covid-19. Ndryshe nga një ditë më parë ku pati dy
viktima dhe katër të infektuar në Qarkun Dibër, këtë të shtunë ky
qark nuk pati asnjë.
Po ashtu, ka patur një rënie të lehtë të numrit të të zbuluarve pas
tenstimeve me Covid-19 në rang vendi, krahasuar me të premten
që lam pas.
Kështu, nga 2470 teste të kryera, vetëm 737 qytetar kanë rezultuar
të infektuar me sars covid 2.
Autoritetet shëndetësore vijojnë tju bëjnë apel qytetarëve që të
tregohen të kujdesshëm. Të zbatojnë rregullat e mbrojtjes ndaj
koronavirusit si në ambjente të brendshme dhe të jashtme, të
shmangin grumbullimet e mëdha etj. Po ashtu, tjetër apel i
organeve të shëndetësisë është karantinimi i personave që janë të
infektuar që të mos lënë për asnjë moment banesën. Këta persona
do të jenë në monitorim të policisë së shtetit.