Forca të shumta policie janë vënë në lëvizje te Spitali i Traumës, menjëherë sapo mjekët dhanë dritën jeshile që Ardian Çapja të dilte nga në një pavijon normal pas ndërhyrjes kirurgjikale.
Policia ka qëndruar në hyrjet-daljet e spitalit, ndërsa disa punonjës të tjerë tek dera e dhomës ku qëndron 55-vjeçari.
Ardjan Çapja, i cili të hënën i shpëtoi mrekullisht një atentati të mirëorganizuar ndaj tij, refuzon të dëshmojë.
Burime zyrtare nga grupi hetimor i thanë “ABC Neës” se pasditen e së martës, një oficer i Policisë Gjyqësore të Elbasanit ka shkuar në Spitalin e Traumës ku qënddron Çapja i shtruar, për ta pyetur.
Por, kjo gjë nuk është realizuar, pasi 55-vjeçari nuk ka pranuar të dëshmojë për mënyrën se si ndodhi ngjarja, apo nëse ka mundur të shohë ndonjë person të dyshimtë pranë banesës së tij, pak para se të qëllohej me snajper nga Kodër Krasta.
Gjëja që ka habitur edhe më shumë mjkët dhe hetuesit është kërkesa e Ardian çapja për të lënë spitalin për të shkuar në shtëpi.
Përveç policisë, në Spitalin e Traumës janë parë të lëvizin gjatë gjithë kohës disa prej anëtarëve të kësaj familje. Teksa që në Tiranë vëmendja është tek shëndeti i të plagosurit, në Elbasan vijojnë hetimet për të zbardhur atentatin me snajper.
Një burim nga grupi hetimor, i tha televizionit Klan se po verifikojnë 3 persona, 1 nga Fushë Kruja dhe dy të tjerë nga Elbasani.
Pavarësisht se nuk ka prova bindëse, hetuesit janë përqëndruar te konfliktet që Ardian Çapja kishte me një grup rival në Elbasan, por edhe me një tjetër familje në periferi të këtij qyteti.
Një nga pistat e mundshme është një konflikt i nisur disa muaj më parë jashtë Shqipërisë,
Çapja mori një plūmb në shpatull dhe aktualisht sipas bluzave të bardha, gjendja e tij është e qëndrueshme. Ndërkohë, grupi hetimor po vijon punën për të zbuluar atēntatorët.
Të vetmet dëshmi që ata disponojnë, janë tre banorë të zonën në Fushë-Mbret ku u dogj makina “Volksëagen”, 6 kilometra larg banesës së Ardjan Çapjas