Dy persona janë vrarë me armë zjarri mbrëmjen e së shtunës, në një atentat në Tiranë, në zonën e Astirit.

Mësohet se është qëlluar me breshëri automatiku drejt një makine Audi dhe për pasojë dy personat që udhëtonin brenda tij kanë humbur jetën. Viktimat janë janë shtetasit Erigers Mihasi 32 vjeç dhe Armando Dumani 26 vjeë, të dy me precedentë të mëparshëm penalë.

Mihasi mësohet të jetë arrestuar në vitin 2019 për ngjarjen e grabitjes se dy prindërve të moshuar të Elton Çiços në Tepelenë.

Dëshmitarët në vendngjarje tregojnë se Audi me targa AB 008 EM ka qenë në lëvizje kur në drejtim të tij është qëlluar nga një tjetër mjet, që më pas u largua me shpejtësi.

Menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe po kontrollojnë zonën me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Ndërkohë janë ngritur disa pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit të Tiranës.