Këtë të martë, kryebashkiakja e Klosit Valbona Kola, e shoqëruar nga përfaqësues të tjerë të Bashkisë Klos, ka inspektuar punimet e për asfaltimin e rrugës në fshatin Gurrë e Vogël, në Njësinë Administrative Gurrë. Ky ka qenë një ndër premtimet e dhëna gjatë fushatës elektorale të saj që është mbajtur. Por mbajtja e këtij premtimi për kryebashkiaken Kola është vetëm fillimi, pasi premton se të gjitha premtimet e dhëna do t’i bëjë realitet, duke u shprehur se “ashtu siç kam shëruar plagët e pacientëve si mjeke do të shëroj edhe problematikat në territorin e Bashkisë Klos si kryebashkiake”.

Banorët e fshatit Gurrë e Vogël e kanë quajtur këtë investim një ëndërr shumëvjeçare që u realizua dhe me ndërtimin e Rrugës së Arbrit thonë se konsiderohen lagje e kryeqytetit.

Administratori i Njësisë Gurrë Lim Disha dhe kryetari i fshatit Gurrë e Vogël Ibrahim Elezi falenderojnë bashkinë Klos dhe qeverinë shqiptare për premtimet e mbajtura.

Rruga e Gurrës së Vogël, e saposhtruar me asfalt në një gjatësi prej 3.3 km, i shërben rreth 1000 banorëve të zonës, të fshatrave Gurrë e Vogël, Gurrë e Madhe dhe Rripë.