Falë ndërhyrjes së Bashkisë Mat ka përfunduar puna për sistemim-asfaltimin e rrugës së fshatit Batërr e Vogël. Ky investim është një nga premtimet e mbajtura të kryetarit të bashkisë Mat, Agron Malaj. 

Rruga e fshatit Batërr e Vogël ishte një shqetësim madhor për të gjithë banorët e zonës, dhe prej dekadash është kërkuar prej tyre asfaltimi i kësaj rruge, por tashmë kërkesa e tyre është bërë realitet.

Për ta parë nga afër këtë investim të Bashkisë Mat ishte i pranishëm Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Bashkiake Mat Elson Reçi si dhe Administratori i Njësisë Administrative Komsi Hasan Dervishi:

Rruga e fshatit Batërr e Vogël ka një gjatësi prej 1.600 metra linear. Tashmë ka përfunduar puna për asfaltimin e rrugës, ndërtimin e trotuareve, vendosjen e ndriçuesve, tabelave horizontale e vertikale, vijëzimin rrugës. Po ashtu një ndërhyrje e rëndësishmë është bërë edhe për riparimin e urës  së fshatit Batërr e Vogël, e cila ishte e amortizuar.