ARRITJE TË ARSIMIT NË MAT GJIMNAZI “PJETËR BUDI”, MES 10 SHKOLLAVE MË TË MIRA NË SHQIPËRI PËR MSH 2024

0
70

Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe Qendra e Shërbimeve Arsimore prezantuan më 20 janar raportin e detajuar mbi Maturën Shtetërore 2024. Në këtë raport u cilësua mes të tjerash se gjimnazi “Pjetër Budi”, Burrel, renditet mes 10 gjimnazeve me rezultatet më të larta të arritura nga maturantët në Maturën Shtetërore 2024. Më konkretisht, ai renditet i 9-ti në shkallë vendi për sa i përket notës mesatare të gjithë provimeve të maturës 2024 dhe i 8-ti për arritjet në Provimin e Maturës Shtetërore të Matematikës.

Lidhur me këto arritje të arsimit në Mat u prononcua për “Mat Televizion” edhe Drejtori i Zyrës Vendore Arsimore Mat, Lefter Salaj.

Ndërsa, një rezyme më të plotë për sukseset e arritura nga stafi mësimor dhe nxënësit e gjimnazit “Pjetër Budi”, Mat, e bëri për “Mat Televizion” drejtori i kësaj shkolle, Qemal Sulaj:

Arritjet e gjimnazit “Pjetër Budi” në Maturën Shtetërore 2024 janë një dëshmi e përkushtimit dhe profesionalizmit të stafit mësimor, si dhe e punës së palodhur të nxënësve të tij. Këto arritje dëshmojnë për një standard të lartë arsimor në Mat, duke u bërë pjesë e krenarisë për të gjithë sistemin arsimor në vend.