Një 32-vjeçar është vënë në pranga pasi akuzohet për prodhim dhe shitje të lëndës narkotike. Sipas njoftimit zyrtar, mësohet se 32-vjeçari me inicialet M.B., është arrestuar në rrugën kryesore të Bulevardit “Ismail Qemali”, Vlorë.

Ai dyshohet se me anë të mjetit të tij shpërndane lëndë narkotike në lagjen “Isa Boletini”, dhe pas kontrollit të makinës, iu gjetën 45 doza kokaine. 32-vjeçari akuzohet për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.