Një bande që trafikonte droge është zbulur dhe shkaterruar nga policia greke në ishullin turistik grek, Mykonos. Në pranga kanë përfunduar gjashtë të rinj nga Shqipëria dhe Sllovenia, të cilët fshihnin tërë llojet e drogërave të forta në një magazinë me të cilat kishin për qëllim të tregtimin nëpër bare dhe klube nate në ishullin kozmopolit. Një 22-vjeçar shqiptar u arrestua kur po zbriste nga trageti në portin e Mykonos mesditën e së mërkurës teksa në valixhen e tij u zbuluan dy pako njera me 57.13 gram kokainë dhe tjetra 67.41 gram. Shqiptari u arrestua nga policia dhe nga kontrolli i tij në banesën e tij u identifikuan dhe u arrestuan edhe të gjashtë bashkëpunëtorë të moshës 22, 25, 26, 24, 26, 27 dhe 27 vjeç, ndërsa u sekuestruan edhe dy pako me methamphetamine (MDMA) me peshë 47.01 gram si dhe dy pako me kërp të papërpunuar me peshë 11.19 gram, dy pako me kokainë me peshë 14.99 gram, 17 tableta me përbërës kimikë të panjohur të cilat u dërguan për analizë, një rende metalike me mbetje hashashi. Në posedim të shtatë të rinjve, u gjetën dhe u sekustruan edhe 1,900 euro të përfituara nga shitja e mallit të paligjshëm, gjithashtu u sekuestruan gjithashtu edhe 11 celularë për të cilët kërkohej konfidencialiteti për të identifikuar furnizuesit dhe “klientët” e tyre. Të rinjtë e arrestuar do të ndiqen penalisht për posedim, transport dhe trafik droge.

Një sasi prej 53 kg marijuanë është sekuestruar nga policia greke në kufirin me Shqipërinë.Tre të rinj shqiptarë, përkatësisht 32 dhe dy 29 vjeç, përfunduan në prangat e policisë helene në vendin e quajtur Negradha, në rajonin e Janinës.Ata kishin transportuar lëndën narkotike përmes kufirit të gjelbër.
Droga ishte e vendosur në çanta të ndara që u gjetën në një makinë të braktisur disa kilometra më tutje në një zonë pyjore.Droga ishte e ndarë në 35 pako.
Aksioni për arrestimin e tyre erdhi pas informacioneve të marra në rrugë operative.
Hetimet paraprake kanë zbuluar se automjetit i ishin falsifikuar targa, ndërsa po vijojnë hetimet e mëtejshme për të identifikuar dhe arrestuar persona të tjerë të përfshirë në këtë rast.Në posedim të autorëve janë gjetur dhe konfiskuar 500 euro dhe 100 dollarë dhe dy telefona celular. Të arrestuarit do të dërgohen pranë Prokurorit të Janinës.