Rocco Morabito, bosi i klanit më famëkeq mafioz Kalabrez, Ndrangheta, dikur personi më i kërkuari në botë para arrestimit të tij në Uruguai më 2017-në, është arratisur nga burgu pikërisht një natë para ekstradimit Ndragetaheta konsiderohet si grupi i organizuar kriminal më i fuqishëm në Itali dhe një nga importuesit më të mëdhenj të kokainës në Evropë. Rocco Morabito bosi i grupit, njëkohësisht ‘mbreti i kokainës’ në Milano, u arrestua pas 20 vitesh arratie për akuzat e trafikimit të narkotikëve ilegal dhe krime të tjera të rënda.
Ministria e Brendshme e Uruguait njoftoi në një komunikatë për shtyp se Morabito së bashku me tre të burgosur të tjerë ishin arratisur mbrëmjen e së hënës nga burgu Carcel Central.
Ministri i brendshëm i qeverisë italiane, Matteo Salvini, ka deklaruar se “është shqetësuese se si bosi i Ndrangheta mundi të arratiset nga burgu në Uruguai teksa ishtë në pritje të ekstradimit të tij në Itali”.
Ai bëri dy premtime “së pari duhet zbardhur detajet e ikjes, duam menjëherë shpjegime nga qeveria në Montevideo, ndërsa premtimi dytë ishte ndjekija e Morabitos kudo që është për ta futur sërish në burg, aty ku ai e ka vendin”.
Rocco Morabito, bosi i klanit më famëkeq mafioz Kalabrez, Ndrangheta, dikur personi më i kërkuari në botë para arrestimit të tij në Uruguai më 2017-në, është arratisur nga burgu pikërisht një natë para ekstradimit të tij në Itali.
__Ndragheta konsiderohet si grupi i organizuar kriminal më i fuqishëm në Itali dhe një nga importuesit më të mëdhenj të kokainës në Evropë. Rocco Morabito bosi i grupit, njëkohësisht ‘mbreti i kokainës’ në Milano, u arrestua pas 20 vitesh arratie për akuzat e trafikimit të narkotikëve ilegal dhe krime të tjera të rënda.