Drejtoria Vendore e Policisë Dibër gjatë një jave
Strukturat e D.V.P.Dibër të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë!
Procedohen penalisht 16 shtetas për vepra të ndryshme penale.
Është kapur një shtetas i shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasje me dashje mbetur në tentativë”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje luftarake”(ngjarje e ndodhur në Tiranë)
Janë arrestuar në flagrancë nga policia dy shtetas, një për veprën penale “Largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”; një për “Drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt”.
Janë evidentuar dhe goditur 4 raste të paligjshmërisë në fushën e krimeve mjedisore, konkretisht 2 raste të “Ndërtimit pa leje”, dhe 2 raste të “Prerjes së paligjshme të pyjeve” ku autorët janë proceduar penalisht në gjendje të lirë.
Gjithashtu janë proceduar penalisht në gjendje të lirë edhe 9 shtetas të tjerë për vepra penale të ndryshme.
Në kuadër të Plan-Veprimit, “për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike”, shërbimet e policisë janë organizuar grupe duke ushtruar kontrolle të imtësishme në ambjente të hapura dhe të mbyllura për këtë qëllim.
Gjithashtu në shkollat e qarkut janë zhvilluar orë mësimi sensibilizuese me nxënësit e klasave të 6-(gjashta), mbi pasojat shkatërruese që vijnë nga përdorim i drogës dhe substancave të tjera të rrezikshme.
D.V.P. Dibër fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në nr unik 112 të Policisë së Shtetit, në aplikacionin “Komisariati Dixhital”, ose në rrjetin social facebook në adresën zyrtare të D.V.P. Dibër, duke garantuar anonimatin si dhe një reagim të shpejtë e të paanshëm dhe profesional të Policisë