Një tjetër shërbim që mund të merret nëpërmjet internatit pa patur nevojë të trokasësh në zyrë është edhe ai i arkivit të gjendjes civile. Nga data 2 tetor, të gjitha zyrat e arkivit të gjendjes civile do të jenë të mbyllura për qytetarët, pasi shërbimi do të ofrohet nëpërmjet portalit e-albania. Prefekti i Qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu tha se ky shërbim online ndihmon qytetarët të mos presin në radhë për të marrë dokumente të ndryshme nga arkivi i gjendjes civile.
Sipas prefektit Shehu, qytetarët duhet të aplikojnë nëpërmjet portalit dhe punonjësi i arkitivit të gjendjes civile i plotëson dokumentin dhe ja ngarkon po në portal e më pas qytetari e shkarkon dhe e përdor për ku t’i duhet.
Arkivi i gjendjes civile është shërbimi më i fundit që i ofrohet qytetarëve online pas dhjetra shërbimeve të tjera që jepen nga portali e-albania.