Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Peshkopi ku forcat RENEA dhunuan pa asnjë shkak gazetarin e Mat Tv, Enver Doçi, ka telefonuar këtë të fundit.
Sipas gazetarit Doçi, Ardi Veliu i ka kërkuar ndjesë për incidentin që sipas tij ka ndodhur në një aksion të veçantë për arrestimin e një personi me vepra të shumëllojshme penale.
Veliu ka “fajësuar” efektivët që e goditën duke i cilësuar si të pakujdesshëm por që kanë vepruar në një situatë të tensionuar.