Sot familjes mbretërore Zogu ju shtua një anëtare e re.
Princ Leka dhe Elia Zaharia zgjodhën një emër mjaft të veçantë për të sapo ardhurën në jetë duke e quajtur Geraldinë.
Pikërisht si partneren e Ahmet Zogu e cila ishte mjaft e dashur nga shqiptarët.
Ish deputetja Dhurata Çupi ka uruar familjen mbretërore me një mesazh në rrjetet sociale.
Çupi ka kujtuar rëndësinë e emrit të zgjedhur për trashigimtaren e vogel, emër i cili ka ndikuar në shtetformim.
Statusi i ish deputetes Çupi
Princeshë Geraldina. 👸 Modeli i gruas që ka frymezuar dhjetra e qindra gra në mbarë vendin, lartësohet edhe më shumë me trashëgimtaren e familjes Mbretërore me Princeshën Geraldina.
Urimi është më i ndjerë për mua si matjane që e përcjell peshën dhe rolin e familjes Mbretërore që i dha zë historisë së shtetformimit.
E pac jetën e gjatë e mendjen të mprehtë siç ta trashëgon emri i familjes Geraldina.
Urime Princeshë Elias dhe Princit Leka II.