Ura në hyrje të qytetit të Klosit, e parikonstruktuar që kur është ndertiuat vijon të përbëjë një rrezik të lartë për përdoruesit e saj, e në veçanti për rreth 1200 nxënës e mësues të shkollave e kopshteve të qytetit të Klosit.
Ndonëse firma mirëmbajtëse e rrugës Burrel-Klos e ka asfaltuar këtë vepër arti si dhe po punon për vendosjen e mbrojtësveanësore, sipas banorëve kjo nuk vlen, pasi siç thonë ata këmbët e urës janë në rrezik shembjeje nga kalimi i makinave të tonazhit të lartë. Jo vetëm kaq, por edhe gjerësia e kësaj ure është e pamjaftueshme për kalimin e këmbësorëve.
Janë vetë arsimtarët e Klosit që kërkojnë që shteti të marrë masa të menjëhershme për ndërhyrje emergjente, për zbatimin e projektit të rikonstruksionit të urës në hyrje të Klosit, i cili gjendet prej vitesh në sirtarët e Ministrisë së linjës. Deri atëherë Bashkia Klos duhet të ndërtojë një urë metalike për kalimin e nxënësve të shkollës dhe banorëve .
Edhe ish kryebashkiaku i Klosit Basir Çupa e ka ngritur disa herë shqetësimin për mos lëvrimin e fondeve nga qeveria për zbatimin e projektit për rikonstruksionin e urës së qytetit të Klosit, që e ka premtuar edhe vetë kryeministri Rama, teksa merrte pjesë në inagurimin e unazës së qytetit të Klosit, por sërish gjendje mbetet e njëjtë.