Pas 12 raundesh intensive Anthony Joshua ka arritur të marrë hakmarrjen e madhe duke mposhtur Andy Ruiz. Anglezi u duk qy në raundin e parë që e kishte nën kontroll ndeshjen. Ai vazhdimisht godiste meksikanin me të majtën e tij të çeliktë. Ruiz mund ta godiste Joshuan vetëm kur i afrohej por AJ ja bëri gati të pamundur. Kështu meksikani i shkurtër humbet titullin kampion bote që fitoi 5 muaj më parë ku shtangu botën duke mposhtur Joshuan pasi e hodhi 4 herë në tapet. Mbetet për tu parë me kë do jetë ndeshje e radhës për Joshua, teksa fansat kërkojnë me ngulm një përballje me Deontey Wilder.