ANKESAT E PJESMARRËSVE DETYRUAN ARRSH TË RISHPALLË TENDERIN E MIRËMBAJTJES
Tenderi si marrëveshje kuadër i prokuruar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar për Lotin 2: Kontrata B “Mirëmbajtje me performancë e akseve kryesore të Rajonit Qendror dhe Verilindor” që përfshin edhe aksin nacional Skuraj – Burrel nuk është mbyllur ende. Klanë qenë dy kompania që kanë ankimuar skualifikimin e tyre nëpërmjet ankesës. Sipas të dhënave publike rezulton se ndaj fituesit që ishte shpallur “Bami Holding” shpk, janë ankuar operatori ekonomik “Soft & Solution” shpk dhe operatori ekonomik BOE “Alko Impex Construction” shpk dhe “Alko Impex General Construction” sh.p.k për procedurën e prokurimit. Ndërkohë, komisioni i prokurimit publik ka vendosur që të mos pranojë ankesat e dy operatorëve ekonomik. Megjithatë, deri tani nuk ka asnjë fitues pasi prokurimi është rishpallur dhe pranimi i ofertave do të mbyllet me datë 14.09.2026. Kontrata e mirëmbajtjes kap vlerën e rreth 11 milion eurove dhe është e shtrirë në një hark kohor prej katër vitesh. Tashmë mbetet për tu parë se kush do të jetë fituesi i këtij tenderi dhe punimet që do të kryhen në aksin nacional më të degraduar në vendin tonë siç është ai Skuraj – Burrel.