Ekipi burrelit mbylli ditën e djeshme miqësoren e dytë duke bindur me lojë e rezultat përballë nje ekipi të Superiores siç ishte Kastrioti.

Merkato me disa super goditje të administratorit Ballabani dhe Drejtori Teknik Klevis Gjoka duket e pothuajse e mbyllur teksa flitet edhe për një goditje të fundit si “qershia mbi tortë”.

Dje u vu në pah edhe talenti i japonezit në provë Yuto Takahashi, i cili shfaqi aftësi të mëdha në driblim dhe pasim, aq sa mbrojtësit krutanë u detyruan të ndërhynin ashpër pasi nuk kishte metodë tjetër për ta ndalur.

Roli i tij i preferuar është si sulmues i dytë osë trekuartist pë të furnizuar me sa më shumë topa sulmuesin kryesor Raboshta.

Madje menjëherë pas ndeshjes disa ekipe të Superiores përfishirë Vllazninë tentuan ta rrëmbenin por Ballabani siguroi firmën e këtij talenti që premton shumë këtë sezon.

Në portë Burreli duket i kompletuar ku si Miraka që ofron eksperiencë por edhe talenti Koca do tjua bëjnë gati të pamundur ekipeve të tundin rrjetën matjane.

Në mbrojtje pa diskutim Sefgjinaj dhe Beci ofrojnë siguri por edhe Danaj i afruar ditët e fundit duke kompletuar një repart i cili pritet të jetë një “mur” për çdo kundërshtar.

Gjithashtu provë e mirë u pa dje edhe nga krahët e mbrojtjes ku si Doda edhe Hasa arritën ti kryejnë më së miri detyrat e dhëna nga trajneri Nikaj.

Aty ku duhet më së shumti punë duket se është qendra e mesfushës e cila me disa rregullime në mbajtjen e topit mund të arrijë nivelin e duhur.

Performancë mjaft e mirë në kto teste parasezonale edhe nga krahët e mesfushës Vecaj dhe Rexhepi. Kosovari Alban Rexhepi dukej që fitonte gati cdo duel në krahun e tij teksa detyroj nje nga mbojtësit krutanë të marrë kartont ë kuq.

Edhe reparti më problematik siç është sulmi duket se e ka gjetur zgjidhjen te matjanët.

Pa diskutim Jasmin Raboshta ofron eksperienc dhe çfarë është më e rëndësishne golat të cilat i kanë munguar pjej kohësh Burrelit.

Testet e para treguan edhe punën e shkëlqyer të arkitektit të këtij ekipi Samuel Nikaj i cili duket se i ka transmetuar ekipi ide të qarta, dhe një vizion loje të denjë për një ekip që shihet nga të gjithë si pretendent për Superioren.

Arlindo Vani-Mattv.al