Ambasadori i Maqedonisë së Veriut Dancho Markovski zhvilloi një vizitë zyrtare në Bashkinë e Bulqizës. Përfaqësuesi i lartë i vendit fqinj u prit nga kryebashkiaku Lefter Alla në ambjentet e Bashkisë së Bulqizës. Qëllimi i këtij takimi ka qenë rritja e bashkëpunimit mes dy vendeve duke e shtrirë atë në zonat kufitare. Për këtë ishin thirrur në takim edhe drejtuesit e njësive administrative që kufizohen me Maqedoninë e Veriut si Ostrenit, Trebishtit dhe Gjoricës. Kryetari i Bashkisë Bulqizë, Lefter Alla tha se në takim është diskutuar edhe mundësia e binjakëzimit të Bashkisë Bulqizë me një prej bashkive të shtetit fqinj të Maqedonisë së Veriut. Po ashtu, Alla u shpreh se popujt e dy vendeve kanë patur marrëdhënie vëllazërore mes tyre ndër vite.

  Ambasadori i Maqedonisë së Veriut Dancho tha se temë diskutimi ishte edhe përshpejtimi i procesit për vendosjen në funksion 24 orë të të pikës kufitare Xhepisht – trebisht. Po ashtu, Markovski u shpreh se duhet punuar me projekte ndërkufitare që do të kenë impakt zhvillues në të dyja vendet tona.