Ambasadat të shqetësuara, kërkojne qetësi me 30 qershor por edhe hetim përgjimeve

Share

Ambasadorja gjermane në Tiranë Susane Schutz në një deklaratë për mediat ka theksuar se duhet sqarohen akuzat për vjedhje votash në zgjedhjet e kaluara.
Schutz bën me dije se akuzat, që u referohen akteve eventualisht kriminale në kuadrin e zgjedhjeve të shkuara, duhet të sqarohen në mënyrë të menjëhershme nga agjencitë e zbatimit të ligjit sipas legjislaciont në fuqi.
Në njoftimin e shpërndar nga ambasada gjermane në Tiranë, Schutz u ka bërë thirrje të gjitha palëve të kontribuojnë në mënyrë aktive që të pengojnë çdo formë dhune.
Më tej ambassadorja gjermane deklaron se palët politike duhet të tregojnë gatishmëri për dialog dhe të marrin përgjegjësitë e tyre për vendin duke patur parasysh edhe situatën pas zgjedhjeve të 30 Qershorit.
Ndërkohë që për zgjedhjet lokale ka reaguar edhe ambasada britanike në Tiranë, e cila thote se ccdo formë dhune është e papranueshme si dhe bën me dije se forcat politike duhet të sigurojne një proces të qetë dhe të sigurt për qytetarët.
Ambasada britanike deklaron se askush nuk është mbi ligjin, si dhe iu bën thirrje palëve politike që të mbështesin reformën në drejtësi dhe të vazhdojnë hetimet mbi deklaratat e korrupsionit dhe të shkeljes së ligjit, duke përfshirë edhe manipulin e votave.

Read more

Local News