Alert Alcani tashmë po shton eksperiencën në drejtim. E ka nisur në stolin krutan, dy eksperienca te Shënkolli në Kategorinë e Parë dhe në Burrel në këtë fillim-sezoni. Alert Alcani dhe matjanët janë në rrugë të mbarë. Kanë pasur largime ashtu si edhe afrime dhe duket e synimet do të rriten. 

Situata

Në prononcimin që ka dhënë për “Rtshsport”, Alert Alcani ka pohuar: “Kur mora drejtimin e ekipit isha pak si i zbehtë nga situata ku ndodhej, por me mbështetjen e Bashkisë së Burrelit dhe punën e mirë që kemi bërë, skuadra reagoi, e madje me pesë javë pa asnjë humbje është ecuri e mirë”.

Objektivat

Alcani, ndër të tjera flet për lëvizjet, por edhe merkaton…“Kanë ardhur lojtarë cilësorë si: Fikaj nga Vllaznia apo dhe Hyska, që ka luajtur me shumë ekipe në Kategorinë e Parë dhe Superiore. Besoj se ekipi është në rrugën e duhur. Me kalimin e ndeshjeve, duam që të synojmë të jemi në katërshen e parë. Janë mundësitë, por duhet që të marrim ndeshjet sipas radhës, ndonëse luajmë përballje të vështira”, – tha Alert Alcani, që drejton me sukses Burrelin.

Burimi Vipsport.al/