Alarm në rrugët e Qarkut të Dibrës, Policia zbarkon me dronë, radarë dhe makina inteligjente: 1081 gjoba në vetëm një javë

Alarm në rrugët e Qarkut të Dibrës, Policia zbarkon me dronë, radarë dhe makina inteligjente: 1081 gjoba në vetëm një javë

Nga 3 deri më 10 gusht, 3 drejtues mjetesh u arrestuan dhe 2 të tjerë u proceduan penalisht. Kontrollet intensive do të vijojnë në të gjitha akset e qarkut.

Dibër – Policia Rrugore ka intensifikuar kontrollet në rrugët e qarkut Dibër, në një operacion të gjerë monitorimi që përfshin përdorimin e dronëve, radarëve dhe makinave inteligjente. Fokusi i kontrolleve është vendosur te shkeljet që konsiderohen me rrezik të lartë për sigurinë rrugore, përfshirë drejtimin e automjetit nën efektin e alkoolit, drejtimin pa leje drejtimi, parakalimet e gabuara, shpejtësinë tej normave të lejuara dhe përdorimin e xhamave të errësuar të pahomologuar.

Vetëm gjatë periudhës 3–10 gusht 2026, Policia Rrugore e Dibrës ka vendosur 1081 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

Bilanci i kontrolleve: 🔴 56 masa për parakalime të gabuara 🏎️ 75 masa për tejkalim të shpejtësisë së lejuar 🚗 540 masa për ndalim ose qëndrim të gabuar 🪖 141 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse 🍺 6 masa për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit 🚫 4 masa për xhama të errësuar të pahomologuar ⚠️ 259 masa për shkelje të tjera të Kodit Rrugor Por kontrollet nuk janë kufizuar vetëm në masa administrative.

Gjatë së njëjtës periudhë, 3 drejtues mjeti janë arrestuar, ndërsa 2 të tjerë janë proceduar penalisht në gjendje të lirë, për veprat penale “Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. Policia Rrugore njofton se monitorimi do të vijojë në të gjitha akset urbane, interurbane dhe rurale të qarkut Dibër, me përdorimin e mjeteve bashkëkohore të kontrollit.

Autoritetet u bëjnë apel drejtuesve të automjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit dhe të tregojnë kujdes të shtuar, veçanërisht gjatë sezonit veror, kur fluksi i automjeteve është më i lartë. Policia fton qytetarët të denoncojnë çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor në numrin pa pagesë 112.