Të gjithë drejtuesit e mjeteve që do të lëvizin nga Qafa e Buallit në lagjen e vjetër të qytetit të Bulqizës, do të duhet të bëjnë kujdes. Për shkak të temperaturave shumë të ulta, ka patur prani të madhe të akullit i cili krijohet si rezultat i rënies së ujëvae sipërfaqësore në asfalt. Më shqetësuese situata mbetet për drejtuesit e mjeteve të tonazhit të rëndë të cilët e kanë rrugën e vetme për të dalë në Qafën e Buallit e më pas të udhëtojnë drejt Durrësit. Ata thonë se prej ditësh situata është e tillë dhe se për pak punë, nuk merren masat e nevojshme. Drejtuesit e mjeteve i bëjnë apel institucioneve përgjegjëse që ta kriposin këtë segment rrugor pasi po rrezikojnë jetën teksa kalojnë në të.

  Ky segment ka qenë pjesë e rrugës nacionale Klos – Bulqizë – Peshkopi para se të ndërtohej rruga e Arbrit, por tashmë ka mbetur jashtë vëmendjes së institucioneve.

Enver Doçi