Nëpërmjet një aktiviteti të veçantë të zhvilluar pranë Qendrës Kulturore të Fëmijëve Mat, Biblioteka publike “Pjetër Budi” Mat finalizoi konkursin “Lexuesi më i mirë i vitit 2023”. Aktiviteti mori ngjyrat festive me këngë, valle e recitime të interpretuara nga frekuentuesit e “shtëpisë së librit”.

Në fund të aktivitetit u shpërndanë certifikata dhe libra për lexuesit më të mirë të vitit 2023 të Bibliotekës publike “Pjetër Budi” Mat. Certifikatat ju dorëzuan nxënësve nga zv/kryetari i Bashkisë Mat, Myslym Zeneli, Nënprefekti i Matit, Hasan Pasha, Drejtori i Kulturës, Artit  dhe Muzikës, Sokol Meta, kryetari i Klubit letrar “Pjetër Budi” Hamdi Hysuka, Drejtoresha e shkollës “31 Korriku” Anila Stafasani, botuesi i gazetës “Mati” Qemal Cenaj dhe Drejtoresha QKF “Ymer Neli”, Mat Anduena Zefgjini. Në fund, Përgjegjësja e Bibliotekës publike “Pjetër Budi”, Mat, Fiqirete Kurti falenderoi lexuesit më të mirë të librit dhe uroi që shembullin e tyre ta ndjekin dhe lexues të tjerë, që Biblioteka i ka të shumtë në numër.